Home Aktuale Në Perëndim për letra, në Kosovë pa letra Në Perëndim për letra,...

Në Perëndim për letra, në Kosovë pa letra Në Perëndim për letra, në Kosovë pa letra

844
0
SHARE

Ai ka emër, të cilin ia ka lënë babai. Ka edhe mbiemër, të cilin e mori nga të parët e tij. Ka vendlindje e vendqëndrim, por nuk ka asnjë dokument identifikimi, sepse nuk është as i Kosovës e as i Serbisë. Si ky i ri, i zhvendosur nga Malësia e Bujanocit janë edhe qindra të tjerë, të cilët prindërit i kanë nga Lugina e Preshevës, por që tash e 15 vjet jetojnë në Gjilan, pa statusin e refugjatit.

Jemi a s’jemi vend i sigurt. Për Francën, që është bërë destinacion i dashur për azilkërkuesit kosovarë, Kosova hyn në radhën e vendeve të pasigurta, e për shqiptarët e Luginës së Preshevës është vendi ku ata po gjejnë strehë. Por, asgjë më tepër. Ngase shumica prej tyre vazhdojnë të jetojnë me dokumente të Serbisë, e disa edhe pa asnjë lloj dokumenti. Kjo për shkak se as Serbia, as Kosova nuk i konsideron si shtetas të vet.

Siç thotë Kushtrim Kadriu, zëdhënës në Lëvizjen “Vatra”, subjekt ky që i tubon të zhvendosurit nga Kosova Lindore, nga kjo anë pati dëbim masiv të popullatës gjatë viteve 1999-2000, kurse në mënyrë të heshtur popullata e kësaj ane u largua edhe më herët. Ata lanë shtëpitë dhe pasurinë, skaj të cilave vazhdojnë të sillen xhandarmëria serbe, dhe shumica prej tyre u vendosën në Gjilan, por ka edhe ta atillë që ia mësynë Fushë-Kosovës dhe Prishtinës.