Kryetari i qytetit të ndarë të Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë qëndrimit të tij në Luginë ka takuar kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.
Bahtiri dhe Kamberi bashkëbiseduan për përvojat e suksesshme të pushteteve lokale të Mitrovicës dhe Bujanocit. Në takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale në vend, ku të dy kryetarët u dakorduan se Ballkani ka nevojë për stabilitet dhe zhvillim ekonomik.
“Duhet të ndjekim përvojat e suksesshme të komunave më të zhvilluara të Kosovës, pse jo edhe të Mitrovicës, për të krijuar ambiente të veçanta për biznesin dhe për të hapur vende të reja të punës” – deklaroi Shaip Kamberi, pas takimit.
Nga ana tjetër, kryetari komunës së Mitrovicës jugore, deklaroi se nga kryetari Kamberi ka kërkuar që ta ruaj qetësinë dhe t’i përkushtohet zhvillimit ekonomik.
“Bashkimi i gjithë neve na forcon në rrugën tonë drejt integrimeve Europiane, gjithashtu duke inlënë pas ndarjet politike” – deklaroi Bahtiri.
Që të dy kryetarët kishin përgaditur dhurata modeste për njëri-tjetrin duke theksuar se kjo po bëhet për një nismë të mbarë.