Home Aktuale Fillon realizimi i projekteve nga bashkëatdhetarët në Turqi (Video)

Fillon realizimi i projekteve nga bashkëatdhetarët në Turqi (Video)

783
0
SHARE

Ka filluar realizmi i projekteve në komunën e Bujanocit, projekte këto të cilat do të  financohen  nga bashkëatëdhetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Turqi. 

Gjatë ditës së sotme ka nis renovimi i objektit qendror në Sh.F. “ M.Kadriu “ në Tërnoc, donacion ky i  Bajram Kumova, drejtues i ndërmarrjes me renome “ Kumovali Inshaat “.

Me rastin e fillimit të punimeve në shkollën fillore “M.Kadriu” qëndroi kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili këto projekte i vlerëson lartë duke u   shprehur falënderues ndaj këtij vullneti të mirësisë së jashtëzakonshme.

12

Kryetari Arifi po ashtu ka thënë se pas muajit të shenjtë do të vizitoj shtetin e Turqisë me ftesë të bashkëatëdhetarëve të cilët jetojnë në  këtë shtet.

Nga ana tjetër projektin për renovimin e shkkollës qendrore”Muharrem Kadriu” e ka mirpritur edhe Selami Jakupi, pedagog në këtë qendër arsimore.

Në këtë drejtim, ndërmarrja “ Dekori “ nga Tërnoci e cila do ti realizoj punimet vetëm se ka filluar përgatitjet teknike për fasadimin e objektit shkollor, i cili gjithsesi si tërësisht i gatshëm do ti pres shkollarët me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, më 1 shtator.

123

Grupi i afaristëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në Turqi nuk do të ndalet me kaq. Kontributi tjetër në arsimin e mëmëdheut të tyre do të jetë ndërtimi i sallës së sporteve në objektin e sapo ndërtuar po  në shkollën “ M. Kadriu “ në lagjen e strukarve.

Donacionet do të vazhdojnë edhe me renovimin e godinës së komunës së Bujanocit e cila do të marë krejtësisht pamje tjetër.

Kurse  afaristët nga Turqia e që vijnë nga Tërnoci i madh tani më vetëm se i kanë  siguruar dy vetura për transportin e kufomave, njërën për komunën tonë dhe tjetrën për atë të Preshevës, veturat gjenden në procedurën e doganimit.

Miqësia midis një grupi afaristësh me prejardhe nga Tërnoci që jetojnë dhe punojnë në Turqi dhe komunës së Bujanocit ishte thelluar vitin e kaluar, me rastin e një takimi të organizuar nga kryetari Nagip Arifi.

Atë kohë ata ishin informuar gjerësisht për gjendjen ekonomike dhe infrastrukturore të vendlindjes së tyre dhe rreth mundësive të investimeve në sfera të ndryshme.

Me kalimin e kohës kontaktet kishin vazhduar dhe së fundmi afaristët shprehën gatishmërinë për të investuar në lëmitë e sipërpërmendura./Lugina Press/

 [youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=RqyOlqAUCts&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

 

LEAVE A REPLY