Armend Ibrahimi këshilltar për Rini i kryeministrit Isa Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
“Sapo i dorëzova dorëheqjen time Kryeministrit të Kosovës. Duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat gjendemi si shoqëri, jam i bindur se shumë më i rëndësishëm është fati i vendit tonë se vendimi që unë kam marrë. Andaj nuk dëshiroj që vendimi im të përkthehet apo përdoret për interesa a qëndrime politike, cilat do qofshin ato”.
”Jam i bindur se cilado Qeveri që zgjidhet nga populli i urtë i Kosovës është Qeveri e cila punon për interesin e përgjithshëm dhe në bashkëpunim me miqtë tanë të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian; por dhe gjithë shtetet paqedashëse. Miqësisht pres mirëkuptimin tuaj. Jam i lumtur të ju shërbej” ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook.






