Home Aktuale Miratohet buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2015

Miratohet buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2015

758
0
SHARE

Buxheti për vitin 2015 është i përafërt me rebalansin e buxhetit 2014, të ardhurat e planifikuara për vitin 2015 janë 903.250.080 dinarë, ku të njejtën shumë kanë edhe të dalurat.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi para këshilltarëve foli për rëndësin dhe mënyrën e ndarjes së buxhetit për vitin e ardhshëm, Ai ndër të tjerash tha se, edhe pse për viti 2015 është paralajmëruar se do të jetë një vit i vështirë ekonomik dhe masat restriktive që janë ndërrmarë nga ana e Qeveris së Sërbisë që ti zvoglojn finansimet e pushteteve lokale, gjithashtu zvoglimin e tatimeve në paga për 10 përqind, si dhe zvoglimin e numrit të punëtorëve në sektorin publik për 6.5 përqind, kemi arritur që të parashohim mjete të revokueshme për mbarvajtjen e arsimit parashkollor, fillor të mesëm dhe universitarë. Sipas kryetarit Arifi, nga kjo shumë vetëm për arsim për vitin 2015 janë paraparë rreth 22% e buxhetit, diçka me pak se në fushën e bujqësis. Për këtë buxhet, kanë votuar 26 këshilltarë, ndërsa kundër kanë qenë 7. Këshilltarët në seancën e sotme mes tjerash, kanë aprovuar edhe programin e punës të këshillit komunal, e po ashtu kuvendi komunal ka aprovuar edhe programet e punës me planin finansiar për vitin 2015 për Drejtoratin për ndërtim, shtëpin e kulturës, Radio Televizionin Bujanoci, Bibliotekën e qytetit, Agjensionin Turistik, Qendrën sportive, si dhe qendrës për punë Sociale. Kjo ishte seanca e 9 dhe e fundit për këtë vit. Të hënën do të mbahet seanca solemne. Në edicionin e lajmeve qëndrore të RTB, mund ta ndiqni fjalimin e plotë të kryetarit Arifi lidhur me prezantimin e buxhetit për vitin 2015.