Home LAJME “Dituria” shpërndan pakot e Bajramit nga “Turniri Humanitar”

“Dituria” shpërndan pakot e Bajramit nga “Turniri Humanitar”

1064
0
SHARE

Një sërë aktivitetesh kulturore, edukative e sportive kanë vazhduar të jenë pjesë e projekteve të organizuara nga Shoqata Kulturore DITURIA me degët e saj në Preshevë dhe Bujanoc për muajin e Ramazanit.

Nën moton “Të ndihmohemi në mirësi e devotshmëri e mos të ndihmohemi në mëkate dhe armiqësi” gjatë javës së dytë të Ramazanit është zhvilluar Turniri Humanitar Ramazani 2014 në të dy qytetet e Luginës ku me një pjesëmarrje atraktive mes 60 ekipeve që veçojmë 44 në Preshevë dhe 16 në Bujanoc kanë vazhduar me sukses ndeshjet deri në përballjet finale që janë organizuar në qytetet përkatëse.

Synimi i këtij turniri vazhdon të jetë solidarizimi me familjet në nevojë duke i motivuar të rinjtë e Luginës që të vlerësojnë humanitetin dhe të bëhen pjesë e veprave të mira në këtë muaj të mirësive të mëdha. Këtij karvani të Turnirit Tradicional të Ramazanit ju kanë bashkangjitë të gjitha ekipet me një pagesë simbolike si dhe sponzor të ndryshëm të cilët kanë shprehë vullnetin e tyre për të kontribuar.

Si rrjedhojë nga Turniri kanë dal 70 Pako Humanitare  ku 45 pako janë shpërnda në regjionin e Preshevës ndërsa 25 pako janë shpërnda në regjionin e Bujanocit. Në këtë mënyrë 70 familje në Luginë kanë qenë pjesë e mbështetjes me Pakon e Bajramit. Një Pako në vete ka përmbajt elementet kryesore që i nevojiten një familjeje për ditën e Bajramit, artikuj ushqimor për drekën e Bajramit si dhe artikuj higjienik.

LEAVE A REPLY