Home Shëndeti Reduktoni qëndrimin para kompjuterit, kërkuesit të shqetësuar

Reduktoni qëndrimin para kompjuterit, kërkuesit të shqetësuar

872
0
SHARE

Studiuesit kanë gjetur shkakun e vërtetë pse kur qëndrojmë para kompjuterit, kemi probleme me djegien e syve. Në këtë kërkim kanë marrë pjesë 100 persona, ku janë vëzhguar ndërsa kanë punuar për orë të tëra në zyrë dhe kanë pasur efekte negative. 

Duke i’u referuar studimit, qëndrimi për orë të tëra parakompjuterit i thanë sytë si dhe reduktohet masa mbrojtëse e tyre, deri në fazën e acarimit dhe mjegullimit të shikimit. Në këtë përfundim është arritur njëstudim i zhvilluar në Universitetin Keio në Tokio, i publikuar në revistën shkencore “Jama Ophthalmology”.
Sipas kërkuesve, efektet ishin të dukshme, ndërsa personat që qëndronin parakompjuterit i kishin sytë më të dëmtuar. Në këtë studim u mbajtën nën vëzhgim një kampion prej thuajse 100 personash, të cilët punonin në zyrë. Kur u mat niveli i lagështisë në sy, u pyetën edhe se sa orë qëndronin para kompjuterit.
Në përfundim, 7% e meshkujve dhe 14% e femrave kishin tharje të syve. Këta persona gjithmonë ankoheshin për sy të acaruar, djegie dhe mjegullim shikimi/luginapress/