Home LAJME Sërbia në vjeshtë prap do të votojë?

Sërbia në vjeshtë prap do të votojë?

946
0
SHARE

Pas deklarimeve të Viciqit se ndoshta nuk do të bëhet kryeministër, partnerët e koalicionit kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në qeveri pa liderin e PPS-së në krye.

Sërbia në vjeshtë prap mund të votojë sepse shum seriozisht është duke u shqyrtuar shpallja e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, për Beogradin por edhe parlamentare për shkak të trysnysë nga jashtë, ka mësuar kurir. Zgjedhjet e reja parlamentare kanë trokitur tek të gjith akterët politik në Sërbi pas deklaratës së mandatarit Aleksandër Vuciq nuk do të bëhet kryeministër në një qeveri të cilën nuk mund ta mbështesë. Ai e ka pranuar që ka probleme dhe se nuk është asnjë trillim në pyetje, duke vënë në dukje se ai nuk shqetësohet për mbështetjen e ambasadorëve, duke aluduar se edhe shtetet e forta i kanë futur duart në formimin e kabinetit të ri qeveritar. Sipas analistëve politik në Sërbi, varianti më real është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që Sërbisë do ti duhet urgjentisht ta ndërrojë Kushtetutën dhe premabulën në të e cila mund të jetë ndoshta më e dhimbshmja për sërbët, largimi i Kosovës si pjes përbërëse e Sërbisë, që është edhe njëri nga kushtet në kapitujt për rrugëtimin drejt BE-së. Analistët politik Referendumin për ndërrimin e Kushtetutës e kanë paraparë si prioritet i zgjidhjes politike në Sërbi, ku më pas do të pasojnë zgjedhjet në të gjitha nivelet.