Home Aktuale IN Memoriam: Rexhep Adili

IN Memoriam: Rexhep Adili

55
0
SHARE
Kryesia e KF “Tërnoci” përkujton sot në 13 vjetorin e ndarjes fizike nga kjo botë, futbollistin, trajnerin, sportdashësin dhe mbi të gjitha personin që la gjurmë të pashlyera në futboll, Rexhep Adilin.
“Rexha”, pa asnjë dyshim mbetet ikona e klubit tonë, udhërrëfyesi për gjeneratat e reja dhe kontribuesi kryesorë në avansimin e futbollit, jo vetëm në vendlindjen e tij por edhe shumë më gjërë.
Si themelues i shkollës së futbollit, si punëtor i zellshëm, si personalitet me prirje organizative, si bashkëpunëtor i pashoq, Rexhep Adilin, do ta mbajmë mend si “shkaktarin” e suskeseve të gjenaratave pas gjenerate.
Frytet e urave të bashkëpuninit që ai i ndërtoi, ne edhe sot e kësaj dite po i shfrytëzojmë.
Nuk ka derë që nuk të hapet në botën shqiptare të futbollit po i’u referove emrit të Rexhep Adilit.
Gjurmët e tij mbesin të pashlyera në Tërnoc, Prishtinë, Tetovë, Ulqin e Tiranë.
Iniciativat e tij kanë mbetur tradita në futboll të cilat me xhelozi ruhen vit pas viti.
Përkujtimi ndaj tij kësaj here po duket më i zbehtë për shkak të pandemisë globale por vepra e tij rron në zemrat e çdo adhuruesi të futbollit.
Në këtë ditë sa të dhimbshe, aq edhe krenare, jemi edhe pranë familjes së „Rexhës“ e cila meriton rrespektet më të larta për babain, bashkëshortin dhe të afërmin e tyre, por njëkohësisht jemi edhe pranë të gjithë atyre futbollistëve të cilët dolën nga „duartë“ e këtij njeriu.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për „Rexhën“!
Kryesia e KF „Tërnoci“