Në kuadër të aktivitetit “Java e Nëntorit”, në Bujanoc po qëndrojnë aktorë të Teatrit profesionist nga Gjirokastra.
Me këtë rast ata i ka pritur sot në kabinetin e tij kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.
“Ishte kënaqësi t’i shprehet mirëseardhje dhe t’i dëshirohej qëndrim sa më i mirë në Bujanoc”.
“Fjalët miradije që kishin për mikëpritjen në Bujanoc dhe interesimi për njohjen nga afër me të gjithë gjendjen tonë këtu, mundësuan një takim të përbashkët me atmosferë vëllazërore” është shprehur Kamberi.






