Home Aktuale Fatime Adili: Letër për babin

Fatime Adili: Letër për babin

990
0
SHARE

Fatime Adili, vajza e të ndjerit Rexhep Adili ka përkujtuar sot 13 vjetorin e vdekjes së babait , duke postuar një shkrim në profilin  e saj në faceboook me titull” Letër për Babin”

 

Ndërkaq sot e dhe kryesia e KF”Ternoci” ka përkujtuar sot Rexhep Adilin  IN Memoriam: Rexhep Adili

Më poshtë postim i plotë i vajzës së të ndjerit Rexhep Adili:

Letër Për Babain

Destinacioni: Parajsë

Përshendetje i dashtun Baba, unë e di që tash prej parajse je duke më parë, je duke më parë e je duke me dëgjuar e cdo lëvizjen time je duke e kontrolluar.

Prej gjërave më të vështira me të cilat më është dashur me i përballuar më e vështira ka qenë me e pranu faktin që derisa jam mbi tokë unë duke frymu më asnjëherë nuk kam me mund me të përqafu, as zërin me ta ndëgju, e krejt jetën pa ty me vazhdu.

Si fëmijë unë gjithë jam frikësu që kur të rritem ty nuk kam me mund me të kujtu e jom frikësu qe portretin tënd të bukur e atë zë t ëmbël kom me e harru, jom frikësu shumë e jom lut qe ty shumë më shpesh në ëndërr me të taku, e me hjek pak mall e pak shpirtin me qetësu.

Jam rritur me gjysë zemre e gjithmonë e kam ushqy edhe ngushëllu veten me kujtimet që i kom pas me ty e të cilat i kam rujtë si gjërat më të vlefshme të cilat mi ke lon pas, e në sirtarin e kujtimeve që i kam me ty i kam mshefur unë edhe disa dëshira të tjera se veç aty janë më sigurtë e për të cilat kom me u mundu me i realizu e me të tregu që vajza jote kurr nuk ka me të harru.

E nese je tani duke më parë të kisha thonë që

mos më shiko shumë gjatë në sy se frikësohem po humb brenda tyre, nuk janë aq të bukur se gjatë kohës kanë derdhur shumë lotë e i ka humb hijeshija.

Mos më shiko shumë gjatë në fytyrë se po mi sheh rrudhat që më kanë mbetur prej fëmijërisë e frikësohem që po më pytë për to se nuk e di as vet qka i kam bërë po më duket i kam prej mërzisë.

Mos ja vërë mendjen shumë krahëve të mi kaq të gërrmysur se kanë perqafuar shumë e shumë njerëz, eh mo nuk janë bo të gjallë e ajo gërrmysje është rezultat i krejt atij zhgënjimi e hapësire që kanë lanë që sa vite.

Mos mi shiko duart me shenja e rrudha se kanë mbajtur shumë flakë e zjarrë, e janë zvarritur nëpër gurë e kanë kaluar aq furtuna të mëdha sa as puthja e nënës nuk i ka shëru hala.

Mos më shiko si po dukem tash nga jashtë se jam bo cop cop nga jeta e mezi po rri në këmbë e mos u frikëso me u afru se zemrën hala nuk kanë mund me ma helmu, se ëdhtë hala e mirë e, e butë e perveç dashnisë që ka brenda nuk din diçka më me vlerë me dhuru.

Shkrimet pë ty i dashtun Baba asnjëherë nuk kanë me mbaru se sa të jam gjallë e duke frymu unë veq për ty kom me shkru, e me të kujtu sa të kam jetën deri ditën kur do takohemi në botën tjetër.

Mirupafshim Baba deri në shkrimin i rradhës.