Kur Suedia u eliminua nga Portugalia në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic tha se “Kampionati Botëror pa mua nuk ka kuptim”, mirëpo brazilianët tashmë kanë nisur një fushatë të madhe mediale duke e ftuar Ibracadabran që të jetë prezent në Brazil.
Njerëz të ndryshëm nga Brazili, aktorë, gazetarë, këngëtare, sportistë dhe tifozë kanë marrë pjesë në një fushatë për ta bindur Ibran që të vijë në Brazil dhe ta përcjell Kampionatin Botëror. Aty shihen edhe Dani Alves e idhulli i tij i fëmijërisë, Ronaldo.
E gjithë kjo fushatë si duket nuk i ka shpëtuar Ibrës, i cili si duket do t’i ndryshojë planet dhe do të shkojë në Brazil. “Brazil! Mendoj se duhet t’i ndërroj planet e pushimeve”, ka shkruar Ibra në Twitter.
Ndiqeni videon në vazhdim dhe shihni ftesën speciale që i kanë bërë brazilianët suedezit. /luginapress/






