Home SPORT James Rodriguez afër transferimit tek Real Madrid për 85 milionë!

James Rodriguez afër transferimit tek Real Madrid për 85 milionë!

892
0
SHARE

Florentino Perez nuk po heq dorë nga blerja e lojtarit të ri kolumbian që luan tek Monaco.

Kur ka nënshkruar ai kontratën me Monacon, Rodriguez nuk ka kurrfarë klauzole në marrëveshje, andaj edhe nuk ekziston ndonjë shumë me të cilën mund të fillojnë bisedimet për blerjen e tij. Florentino ka menduar që do të jenë të mjaftueshëm 75 milionë euro për blerjen e tij.

Nëse Monaco pranon ofertën, James nuk do të ketë problem të transferohet tek Real Madridi pasi ai ka deklaruar se dëshira më e madhe e tij në jetë është të luaj për Real Madridin.

Pronari rus Dmitrij Ribolovljev në fillim kishte kërkuar shifër astronomike prej 115 milionë euro për James, ndërsa Real i ka ofruar 75 milionë.

Sipas gazetës Marca, ekziston mundësia që Perez dhe Dmitrij të arrijnë marrëveshje për 85 milionë euro.

LEAVE A REPLY