I riu kroat Alen Halilovic ka zbuluar se ai po i bashkohet Barcelonës nga Dinamo Zagreb.
Raportet në mediat kroate dhe spanjolle qysh dje thanë se Barcelona ishte afër një marrëveshje me 17-vjeçarin, para se lojtari ta postojë konfirmimin në llogaritë e tij të mediave sociale gjatë mëngjesit të sotëm.
“Faleminderit Dinamo Zagreb për gjithçka! Klubi im i parë dhe dashuria më e madhe!! Tash është koha për të shkuar te Barcelona”, ka shkruar ai sipër një fotografie në Instagram.
Halilovic shihet si një nga talentet më të mëdhenj evropianë, me Arsenalin, Manchester Cityn dhe Tottenhamin që më herët kishin tentuar të nënshkruajnë me të.






