Home LAJME Mbyllen tri ordinanca në Gjilan në mungesë të licencës

Mbyllen tri ordinanca në Gjilan në mungesë të licencës

821
0
SHARE
Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar shtatë ordinanca, ku në mesin e tyre janë mbyllur tri (3) në mungesë të licencës nga MSH-ja, ndërsa në një shtëpi private në një dhomë të improvizuar në lagjen Arbëria në rrugën ‘Mustaf Koka’ është hasur personi i dyshuar duke ushtruar veprimtari mjekësore pa licencë të doktorit dhe pa licencë të ordinancës. I njëjti gjatë dhe pas kontrollës nuk ka mundur të dëshmojë se posedon kualifikim për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore ka thënë Ismet Hashani.
Policia e Kosovës Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion, nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, në bashkëpunim me Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Inspektorët e ATK-së Gjilan, kemi filluar në implementimin e Planit Operativ për kontrollimin e Ordinancave Private dhe Laboratorëve në qytetin e Gjilanit, të cilët dyshohet se kryejnë veprimtari shëndetësore në kundërshtim me ligjin mbi shëndetësinë në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar shtatë ordinanca, ku në mesin e tyre janë mbyllur tri (3) në mungesë të licencës nga MSH-ja, ndërsa në një shtëpi private në një dhomë të improvizuar në lagjen Arbëria në rrugën ‘Mustaf Koka’ është hasur personi i dyshuar duke ushtruar veprimtari mjekësore pa licencë të doktorit dhe pa licencë të ordinancës.

I njëjti gjatë dhe pas kontrollës nuk ka mundur të dëshmojë se posedon kualifikim për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore.

Nga i njëjti janë konfiskuar disa fletore me shënime të pacientëve, si dëshmi materiale për gjyq.

I dyshuari është shoqëruar në zyret e Policisë së Kosovës në Gjilan dhe është intervistuar nga hetuesit e kësaj njësie ku ka prezentuar edhe prokurori i rastit dhe avokati mbrojtës.
Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë.
Rastet veç e veç procedohen në Gjykatë thuhet në njoftimin e policisë në Gjilan./rajonipress/