Telefoni Galaxy Note 4 i larë me ar nuk është për ju? Çfarë mendoni për Galaxy Note Edge? Telefoni me ekran të lakuar do të ketë edhe një version të larë me ar 24 karat. Ky version mund të kushtojë rreth 2000 dollarë.
Një set me tri foto tregon telefonin Galaxy Note Edge të larë me ar në të gjitha anët. Materiali i arit është përdorur për kornizat e telefonit, tek kamera, butoni i volumit si dhe sensori për matjen e rrahjeve të zemrës.
Burime të afërta me kompaninë Samsung bëjnë të ditur se versioni final i këtij telefoni do të vijë me disa ndryshime shtesë tek dizajni, kështu që mund të jetë ndryshe nga ai që shohim në foto (shpresojmë që edhe butoni në pjesën ballore të telefonit të jetë i larë me ar). Nuk është bërë e ditur akoma data e daljes në treg të këtij versioni të larë me ar.








