Ambasadori i Zvicrës në Sërbi, Jean-Daniel Ruch, ka qëndruar sot në Bujanoc,ku u takua me përfaqësues politik e institucional të kësaj komune.
Ambasadori i Zvicrës Jean-Daniel Ruch,fillimisht u takua më Kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi me të cilin kanë biseduar për zhvillimin ekonmik.
Në takim kryetari Arifi ka kërkuar nga ambasadori që studentëve të luginës së Preshevës gjatë pushimit të iu mundësoeht e drejta për punësim në Zvicër për tre muaj rradhazi në vitë , ashtu siç ka qenë kohë më parë.
“Unë kërkova nga Ambsadori që studentët e Luginës në kohën e pushimeve të kenë mundësinë që të punojnë në Zvicër sepse kështu do t’ia lehtësonin shumë shkollimin” theksoi Arifi për medie.
Ndërkaq edhe ambasadori rikujtoi se Zvicërra po realizon projekte të ndryshme në këtë rajon.
Shteti Zvicerian përmes projekteve të ndryshme është prezente në këtë rajon e që viteve të fundit kemi pasur bashkëpunime dhe me Bashkimin Evropian nëpërmjet programi EU-Progress” thekoi Ambasadori i Zvicrës në Sërbi, Jean-Daniel Ruch .
Kryetari Arifi e ka njoftuar ambasadorin Zvicërran edhe për kompanitë që veprojnë në Bujanoc e të cilët bëjnë eksportimin e prodhimeve të veta në rajon e evrop.
Me këtë rast ambasdori e ka inkurajuar Kryetarin Arifi që në komunën e Bujanocit veprojnë kompani të cilët prodhojnë dyer dhe dritare të cilat mund të shfytëzojnë marrëveshjeve për tregti të lirë për eksportim e prodhimit të tryre edhe në Zvicër.
Njëra nga bisedat që është bërë mes Kryetarit Arifi dhe Abasadorit Zvicerran ishte edhe ajo e shoqatës Humanitare për Kosovën Lindore me seli në Zvicër për aksionin e ndërtimit të 100 shtëpive në Luginë me çrast Iniciativën në fjalë është përkahur nga vetë ambasadorin./LuginaPress/







