Në organizimin e Forumit të Prindërve Zviceran u organizua edhe dita Interkulturore në Shkollën Lindnhof të Qytetit Wil në Kantonin St. Gallen.
Idenë për organizimin e kësaj dite Interkulturore, e paraqiti pranë forumit të prindërve Zvicerran, Aktivistja Albina Jakupi, ku u aprovua me shumë dëshirë nga të gjithë prindërit.
Në paraqitje ishin shumë kombësi ku në mesin e tyre morrën pjesë edhe shqiptarët me vallet e tyre të pregaditura me fëmijët nga Koreografja Albulena Sakolli nga Dardania.
Hapjen solemne e bëri kryetarja e shkollës Katarina Shtoll, ku i falënderoi të gjithë fëmijët dhe prindërit, ku i ftoi që të jenë më shumë të angazhuar prindërit në kultivimin e kulturave të tyre në qytetin Wil.
Në këtë manifestim morren pjesë grupe valltarësh nga disa komunitete si Rus, Serb, Shqiptar, Indian dhe të tjerë.
Në paraqitjen e valleve mori pjesë edhe Aktori i roleve për fëmijë Lorik Jakupi ku e interpretoi vallen shota.
Në fund të manifestimit aktori Lorik Jakupi i pyetur nga Lugina Press, se si e ndien vehten që more pjesë në mesin e shumë komunitetesh edhe ti Shqiptar, Loriku u shpreh se pos angazhimeve në film që jam, tash provova edhe vallen shqiptare dhe me interpretimin e Shotës, pik së pari më vjenë mirë shumë që jamë nga Lugina dhe ta prezentoj vendelindjen e gjyshërve të mi, se në atë vend ka shqiptar dhe kultivohen vlera kombëtare.
Në fund të manifestimit Kryetarja e shkollës falënderoi të gjithë dhe kërkoi që vlerat kombëtare të ruhen nga të gjith pa marr parasyshë se në cilin vend jetohet./Lugina Press/














