Home LAJME Shurup me hala pishe për imunitet të fortë dhe mushkëri të pastra

Shurup me hala pishe për imunitet të fortë dhe mushkëri të pastra

1995
0
SHARE

Shurupi me hala pishe është shumë i mirë për mushkëritë, problemet me rrugët e frymëmarrjes, inflamacionin e frymëmarrjes ose bronkitin. Ai gjithashtu forcon imunitetin dhe parandalon të ftohurin dhe gripin.

Përbërësit që ju duhen për këtë mjekim janë hala të freskëta pishe dhe mjaltë natyral i prodhuar në shtëpi.

Si ta përgatisni? Në fillim lani mirë halat e pishës dhe lërini në një peshqir të pastër të thahen. Është mirë t’i lini të paktën 24 orë dhe të filloni me përgatitjen.

Merrni një kavanoz qelqi dhe shtroni disa hala pishe. Më pas hidhni një shtresë të hollë mjalti dhe përsëriteni këtë procedurë deri sa të mbeten 3-4 cm midis grykës së vazos dhe kapakut. Shtresa e fundit duhet të jetë mjaltë. Mbylleni kavanozin fort dhe lëreni në një ambient të ngrohtë.

Përzierja duhet të rrijë 40 ditë dhe kavanozi duhet të tundet mirë çdo ditë. Pas 40 ditësh hapni kavanozin dhe ruajeni në frigorifer pas hapjes. Shurupi duhet konsumuar në një bazë ditore dhe disa lugë çaji në ditë në raste të caktuara.