Home LAJME Fatmir Limaj dëshiron të bëhet avokat

Fatmir Limaj dëshiron të bëhet avokat

989
0
SHARE

 

Fatmir Limaj ka kaluar pjesën me shkrim të provimit të jurispundencës, që ia mundëson atij të drejtën të ushtrojë profesionin e avokatit, raporton sot Gazeta Jeta në Kosovë.

Lista me emrat e kandidatëve që kanë kaluar provimin e parë me shkrim është publikuar më 21 shkurt në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Deputeti Limaj është renditur si i gjashti në këtë listë, ku shënon “Fatmir Limaj nga Malisheva”, dhe ka kod identifikues numër 77.

Limaj mund të licensohet në Odën e Avokatëve dhe të përfaqësojë palë në gjykatë nëse e kalon edhe provimim me gojë i cili do të organizohet më 1 mars. /Gazeta JnK/

LEAVE A REPLY