Home SPORT Barcelona, 2 javë pa Gerard Pique

Barcelona, 2 javë pa Gerard Pique

622
0
SHARE

Lajmet e këqija nuk kanë të sosur te Barcelona. Pas humbjes shokuese kundër Real Sociedad, trajneri Tata Martino është informuar nga stafi mjekësor se Gerard Pique nuk mund të luajë për të paktën 2 javë për shkak të një problemi muskulor në këmbën e djathtë. Kjo nuk është hera e parë për mbrojtësin 27-vjeçar që detyrohet të qëndrojë në bokse gjatë këtij sezoni. Për shkak të problemeve fizike, Piqe në Nëntorin e vitit të kaluar nuk mundi të luante me Betis, ndërsa qëndroi në stol edhe në ndeshjet e tjera me Osasunan dhe Celta Vigon.

Pas konfirmimit zyrtar nga stafi i klubit, mbrojtësi blaugrana parashikohet të humbasë dy ndeshjet në kampionat me Almerian dhe Real Valladolid. Gjithashtu nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të kombëtares spanjolle Del Bosque për takimin miqësor me Italinë në Vicente Calderon më 5 Mars. I limituar me zgjedhjet në repartin difensiv, rikthimi i Pique në kohë për ndeshjen e kthimit në Champions kundër Manchester City do të ishte një lajm shumë i mirë për teknikun argjentinas të katalanasve. Edhe Mascherano ka probleme, Bartra nuk impresionoi me lojën e tij në Anoeta, ndërkohë që Puyol është torturuar vazhdimisht dëmtimet e shpeshta. Në këto kushte, i padiskutueshmi Gerard Pique është i domosdoshëm për mbrojtjen e Barçës.

 

LEAVE A REPLY