LuginaPress: Prej nga të erdhi inspirimi të merresh me muzikë?
Dj Ari: Inspirimin e kam mar nga babai
LuginaPress: Cfar zhanri të muzikës ndëgjoni për qejfin tuaj?
Dj Ari: Si çdo dj që dallohet në stilin e tij unë e preferoj stilin haus dhe tech haus
LuginaPress: Cfar mendoni për muzikën në të ardhmen?
Dj Ari: Muzika çdo herë po ndryshon, çdo ditë e më shumë po krijohen stile të reja kështu që unë do e mbajë stilin tim me te cilin të gjith më njohin
LuginaPress: Ju jeni dj aktiv në qytetet e Kosovës njëri nga këto qyetete është Peja vendi juaj , sa sheh ndryshimin e muzikës në Pejes dhe qyteteve tjera?
Dj Ari: Po është e vërtetë që më shum jam aktiv në qytetin tim por dallimin nuk mund ta them sepse kudo që shkoj të gjith më presin mirë dhe gjithnjë e me shumë po bëhem i dashur për të gjith dhe i falënderoj shum për këtë.
LuginaPress: Para se të performosh në nje koncert cilën pije e preferoni?
Dj Ari: Pijet alkoolike nuk i preferoj kur, jam dj në një mbrëmje më së shumti preferoj pije energjike RedBull
LuginaPress: Sa e pelqen jetën e natës në Kosovë?
Dj Ari: Nuk kam vizituar shum klube sepse jam shum i angazhuar por në përgjithësi mendoj që është mirë.
LuginaPress: I keni realizuar deshirat tuaja ?
Dj Ari: Ëndrra e çdo Dj është që të performoj në arenat ndërkombetare
LuginaPress: Si duket një ditë e juaja?
Dj Ari: Krejtësisht normale angazhime të shumta në fakultet, gjithashtu ushtrimet në profesionin tim .
LuginaPress: Atëherë falëmnderit për kohën që gjetët
Dj Ari: Ishte kënaqsi të kisha intervistë me ju falëminderit .







