Home LAJME Një tog i FSK-së shkoi në Turqi

Një tog i FSK-së shkoi në Turqi

923
0
SHARE

 

Trajnimi në poligonet ushtarake të Turqisë, “Mbijetesa në dimër të ftohtit dhe të ashpër” fillon sot, ( 23 shkurt) dhe do të zgjatë deri më 8 mars, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së, në mënyrë sa më profesionale, për përballjen me dimër të ftohtë dhe me acar.

Ky trajnim dhe trajnimet e mëparshme të pjesëtarëve të FSK-së, në poligonet e Ushtrisë së Turqisë, po realizohen në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit bilateral në mes MFSK-FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe Ushtrisë së Turqisë.

Për të përcjellë ushtarët e FSK-së, kishin ardhur shefi i Shtabit të KFT-së kolonel Naim Haziri dhe shefi i Shtabit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, (BRSH) nënkolonel Jeton Dreshaj, si dhe përfaqësuesi i Ushtrisë së Turqisë.

LEAVE A REPLY