Home LAJME Një kompani nga Serbia e largoi barrikadën në urën e Ibrit

Një kompani nga Serbia e largoi barrikadën në urën e Ibrit

872
0
SHARE
Largimi i barrikadës në urën mbi lumin Ibër ku ndan Mitrovicën, nuk është bërë nga kompanitë e ndërtimit nga Kosova por ato i ka bërë “Inkop”, e cila është e regjistruar zyrtarisht në shtetin Serb.

Sipas disa të dhënave të siguruar nga Indeksonline, kjo kompani ndërtimi është e themeluar në vitin 1972 dhe pronar i saj është Radivoje Stefanoviç.

“Inkopi” i Serbisë, përpos angazhimit që bëri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm me bagera dhe makineritë e saj, ajo merret edhe me ndërtimin e ndërtesave, inxhinierisë civile si dhe dizajnim.

Por, kryeministri në largim, Hashim Thaçi në një letër dërguar mediave, nuk ka përmendur emrin e kompanisë në fjalë duke thënë se, heqjen e barrikadave e kanë bërë komuniteti serb që jeton në veri të Mitrovicës. /Indeksonline/