Home SPORT De Biasi: Shqipëria duhet të kalojë male dhe dete

De Biasi: Shqipëria duhet të kalojë male dhe dete

808
0
SHARE

Goglat e shortit në Nice të Francës kanë larguar buzëqeshjen nga trajneri i përfaqësueses Shqiptare Gianni De Biasi dhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Italiani i stolit kuqezi e shpreh mërzitjen e tij në fjalët e para në linjë telefonike, edhe pse nuk dorëzon armët por kërkon përqendrim maksimal në cdo ndeshje.

“Nuk ishim me fat, mendoj që është short i vështirë pasi kemi kundërshtarë më të fortë. Një short që askush nuk e dëshironte. Do të marim parasysh realitetin dhe do të japim maksimumin në një grup të vështirë, duke kërkuar kualifikimin. Mendoj që i joni është grupi më i vështirë në këto eleminatore. Të tjerët duket sikur kanë ndeshje miqësore.”

Në një grup të tillë është e vështirë të gjesh kudnërshtarin për të lënë pas, dhe këtë e konfirmon në fjalën e tij edhe timonieri i kuqezinjve De Biasi.  Italiani gjen fjalinë e duhur për të nisur misionin drejt Francë 2016, duke e cilësuar veten si një shqiptar, që duhet të kalojë shumë vështirësi për të arritur suksesin.

“Është e vështirë të gjesh një kundërshtar për tu mundur. Të gjitha ekipet kanë futbollistë të mirë. Edhe Armenia ka një superyll si Mkitarian. Ky është një grup i vështirë por do ti marim ndeshjet një e nga një. Ne shqiptarët duhet të kalojmë detet dhe malet. Duhet të japim maksimumin të bëhemi të fortë dhe të tregohemi optimist”

Me të njëjtin mendim me trajnerin e përfaqësueses është edhe numri një i FSHF Armand Duka, që e cilëson shumë të fortë grupin edhe pse në Shqipëri skuadra mund të rrëmbejë disa pikë.

 

LEAVE A REPLY