Home Aktuale Ja seanca e sotme, me fishkëllima, ujë e gaz lotsjellës (Foto/Video)

Ja seanca e sotme, me fishkëllima, ujë e gaz lotsjellës (Foto/Video)

1147
0
SHARE

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar me miratimin e disa projektligjeve, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të Opozitës për të bllokuar punën.

Deputetët e opozitës, fillimisht kanë përdorur filikaça për të bllokuar seancën e Kuvendit. Më pas, duke parë se kjo gjë nuk po “funksionon”, kanë hedhur ujë dhe pastaj edhe gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit.

Megjithatë, me gjithë kushtet jo të përshtatshme për punë, deputetët e pozitës kanë arritur të miratojnë disa ligje dhe është bërë përfundimi i seancës. /Telegrafi/