Home SPORT Çartet Ibra, gazetari ia zë rrugën djalit të tij (VIDEO)

Çartet Ibra, gazetari ia zë rrugën djalit të tij (VIDEO)

736
0
SHARE

Një gazetar francez ishte afër të pësonte ndonjë goditje nga suedezi, Zlatan Ibrahimovic, gjatë festës së PSG-së. Gazetari ia zuri rrugën djalit të Ibrahimovicit, teksa ky i fundi te shtyu atë duke treguar nervozen e tij.

Zlatan Ibrahimovic ka treguar edhe njëherë karakterin e tij nevrik. Ylli suedez një gjë të tillë e bëri edhe në festë.

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Rennes, pas festës që bëri në fushë, Ibra mori djalin e tij për të shkuar kah tuneli i stadiumit dhe për t’u larguar nga aty.

Pak para se të arrinte te tuneli, gazetari i ‘Canal+’, Olivier Tallaron, duke mos parë, ia zuri rrugën djalit të suedezit.

Një gjë e tillë nervozoi tejmase Ibrën, i cili e shtyu gazetarin duke reaguar ashpër.

E, sigurisht se gazetari u zbeh nga ky gjest i Ibrës, i cili njihet për duelet e tij të shpeshta verbale në fushën e lojës.