Partia për Veprim Demokratik gjatë ditës sotme në Bujanoc ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 4 nëntorë të këtij viti.
Tubimi i sotëm i parë i PVD-së, u hap me intonimin e himnit kombëtar e me pas u mbajt një minut heshtje.
Para elektoratit fillmisht foli bartësi i listës “Partia për Veprim Demokratik-Shaip Kamberi’, Ragmi Mustafa.
Mustafa duke falënderuar të gjithë për besimin e dhënë, ndër të tjera u zotua se do të angazhohet për pajisjen me tekstet shkollore në gjuhën shqipe.
” Nuk kemi nevojë për eksperimente por për profesionalizëm, nuk kemi nevojë për sprovim por për punë e angazhim . Ju e dini se katër fusha janë të Këshillit Kombëtar i cili i mbulon e ato janë arsimi, kultura, gjuha dhe informimi. I duhen mekanzima që nxisin rritjen e cilësisë së edukimit, arsimit , kulturës, informimit dhe komunikimit. Arsimi kjo fushë që ka kaq shum probleme, me kaq shum vëshirësi që po përballet e problemt tashmë të njohura të mungesës së teksteve mësimore në gjuhën shqipe por ne zotohemi se nxënësit do të pajisen me tekste mësimore duke hapur horizonte të dijes” tha mes tjerash Ragmi Mustafa.
Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së, para të pranishmëve foli për dijen, guximin dhe përvojat e bartësit të listës së PVD-së Ragmi Mustafa. Kamberi po ashtu elaboroi dhe për rëndësinë e KKSH-së.
” Janë tre dokumente ndërkombëtarisht të firmosura, të përkrahura për të avansuar të drejtat tona në këtë shtet, janë tre dokumente që e obligojnë këtë shtet që të drejtat tona t’i avansoj dhe këtë obligim mund ta detyroj këtë shtet t’i realizoj vetëm një institucion që përfaqëson në mënyrë rajonale shqiptarët, një institucion që nuk është i dirigjuar politikisht dhe një institucion të cilit duhet t’i kthehet kredibiliteti i humbur në vitet e shkuara. Besoj se lista e PVD-së është e përbërë nga njerëz edhe të dijes edhe të guximit edhe të përvojës u shpreh Kamberi.
Para të pranishmëve foli edhe deputeti popullor Fatmir Hsani i cili vjenë nga rradhët e PVD-së.









