Home Aktuale Budallallëku i mbretit Saudit, Ja sa do të harxhojë në Turqi dhe...

Budallallëku i mbretit Saudit, Ja sa do të harxhojë në Turqi dhe çka sjellë me vete nga Arabia (FOTO)

1001
0
SHARE

Kanë arritur në Turqi gjërat e veçanta të Mbretit të Arabisë Saudite Salman dhe princit Telal, të cilët do të marrin pjesë në Samitin e Liderëve të G-20 që do të mbahet me 15-16 Nëntor në Belek të Antalyas nëTurqi.

Sendet e Mbretit saudit janë transportuar nga aeroporti i Antalyas në drejtim të hotelitMardan Palace Hotel me 18 maune ndërsa përveç këtyre sendeve janë sjellë në Antalya edhe 65 makina të modifikuara të tipit Mercedes-Benz.

Mes sendeve të sjellura janë gjithçka që ka nevojë Mbreti dhe delegacioni saudit, duke filluar nga çarshafët, krevati, gotat .. e deri te makinat, transmeton Albeu.com.

Delegacioni saudit ka bllokuar hotelin me 7 yje Mardan Palace Hotel, i cili ka 546 dhoma luksoze ndërsa fatura që do të paguajë Arabia Saudite për rezervimin 2 javor do të arrijë shifrën 18 milionë dollarë.

Ky hotel është ndër më luksozët në Turqi ndërsa ndërtimi i tij ka kushtuar 1.4 miliardë dollarë.

Shihni hotelin ku do të qëndrojë mbreti saudit.

mbreti1 mbreti2 mbreti3 mbreti4 mbreti5 mbreti6 mbreti7