Home Aktuale Preshevë: Tregtia me sirianë!

Preshevë: Tregtia me sirianë!

783
0
SHARE

Nga: Kujtim Sadriu

558761_378415312229934_1128630741_n

Komuna e Preshevës, ka muaj, që përballet me problemin e depërtimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme.

Me mijëra e mijëra sirianë kanë qarkulluar rrugëve të Preshevës, duke ia mësyrë dyerve të Evropës. Qytetarët preshevarë janë treguar solidarë me sirianët, duke u ofruar ndihma në veshmbathje, ushqim dhe strehim. Ndonëse flitet se nga Trupi Koordinues, janë ndarë mjete të mëdha për prirjen dhe përcjelljen e emigrantëve. Në këtë drejtim Serbia ka përfituar fonde të mëdha parash në emër të tragjedisë së eksodit sirianë.

Ndonëse në Preshevë, kanë ardhur shumë të rinj vullnetarë nga Gjermania, Hungaria, Kroacia e shumë vende të tjera të BE-së, për t’u dalë në ndihmë refugjatëve sirianë, disa zyrtarë të lartë të Komunës së Preshevës, kanë filluar të bëjnë biznes me refugjatët nga Siria, duke i transportuar ata me autobusë drejt kufirit të Kroacisë.

Sipas disa informacioneve, zyrtarët e komunës kanë angazhuar 7 (shtatë) autobusë. Nga fitimi që kanë bërë për një kohë të shkurtër zyrtarët kanë blerë tre autobusë, ndërsa katër të tjerë i kanë marrë me përqindje nga një firmë serbe nga Knjazhevci!
Po ashtu disa zyrtarë “opshtinarë” në opinion njihen si patriotë dhe “humanistë” goxha të mëdhenj.

Kjo është pasqyra e udhëheqësve të komunës sonē !!!!

 (Autori është inicues i organizatës “Qendra për Hulumtim dhe Monitorim” e cila është në themelim e sipër)