Nga Dionesa Ebibi-Regjion në lindje të Kosovës,Shqipëri verilindore,Luginë e Preshevës apo më saktësisht quajtur “Luginë e diskriminuar”, copëtuar ,po shpall kohën në të cilën thuhet kinse lindin ndryshimet .Kohën kur do të vendos shumica për pakicën dhe do ta quajmë demokraci,kohën kur shembulli më i mirë i edicioneve televizive për t’u ndjekur në cdo shtëpi janë politikanët dhe fjalimet e tyre!
Thuhet se zgjedhjet janë “Zemra e demokracisë”,janë ndryshimet në shoqëri.
Po cfarë ndryshimi mund të behet në Luginë, kur krejt ajo cka në të vërtet shohim janë: vetem aktet që bën opozita për të ndryshuar kinse realitetin e hidhur -momental dhe pozita ,që me cdo kusht synon të ruaj pushtetin kinse të mirëmbajtshëm që ka krijuar deri tani!
Dhe e fundit ,rinia që qoftë dhe deri në frymëmarrjen e fundit përkrahin simpatizantët e vet ,ata të cilët u premtojnë shkollim ,mbarësi ,përparim të një populli ,punësim ,mundësi te mira jetese dhe në fund fitojnë “Medaljen a artë të kohërave”, që u jepet atyre punonjësve të denjë , që në këtë rast është humbja e kohës nëpër kafiteri qyteti.
Krejt cka po dijmë është se po bëhet hapja e fakulteteve dhe po varen diplomat në mur,shohim reklama të fushatave dhe harxhime të mijëra eurove,shohim përcarje në kuvend dhe fitojmë lavdërata .
Rininë që Deng Xiaoping ,Sekrtar gjeneral i Partisë Komuniste kineze e konsideron si: kuadro e re kryesore që janë të ngritur me helikopter .Dhe se në të vërtet ata duhet të ngriten hap pas hapi .
Po e njëjta rini nga atmosfra krijuese e liderëve politik ,po bëhet prehë e animeve politike ,duke u shpërblyer kështu me kurshtje për të urryer palët kundërshtare,duke mos përdorur triumfin paqësor si armë ,kureshtje e cila po ngjallë emocion dominimi ,ngase të qenit më i pëlqyer se tjetri ,të qenit më afër zemrës e zërit të popullit nuk është punë e lehtë dhe kërkon forcë !
PO ,PO FORCË! Të paktën kështu po imponohet tek ne të rinjët!Termin forcë,nuk po fusim në konsideratë vetëm kur është fjala për t’u aplikuar dhuna por ,dhe kur ngrisim zëra për të qenë dominues për të tërhequr veëmendje populli,forcë është dhe kur arrijmë të krijojmë urrejtje tek nëjri-tjetri ,tek të rinjët.
Duke besuar vazhdimisht në atë se :rinia ka fuqinë e ndryshimit ,duke përdorur burimin e pashetrrshëm “mendjen” ,për të parë realitetin , “talentin” për të punuar krijime që sjellin të mira për veten ,familjen tuaj gjithë njerëzit përreth ,për të ndryshuar jetërat e njerëzve që do ,duke filluar secili për të kontribuar për veten ,në këtë mënyrë bëhet zgjidhje dhe për një komb pakicë!
Gjendjen politike mbizotëruese jo rastësisht gazetarët po e quajnë të mjerueshme dhe më keq është mund ta quaja “dy herë të mjerueshme” ,pa përshkruar fare se cka dhe si po arrijnë të zhvillohen këto politika jo dashamirëse ,jo fitim prurëse për gjeneratat e reja ,ekziston një forcë e vetme ,parandaleuse,forcë me fuqi natyrore , ajo është RINIA.
“Shumica e kombeve ,si dhë njerëzit janë të pamposhtur vetëm në rininë e tyre “, Zhan Zhak Ruso.
Alternativa e vetme, e fundit është rinia! Nuk është e gjitha tek mosha,moshën e ke mundur atëherë kur do të përdorësh mendjen për të vepruar në të mirë të popullit,rinia do të vendosë këtë hërë!
O ndryshe , vafshin në djall të gjitha !






