Home Aktuale Për mandatin e EULEX-it vendoset para shpërbërjes së Kuvendit

Për mandatin e EULEX-it vendoset para shpërbërjes së Kuvendit

648
0
SHARE

Shpërbërja eventuale e kuvendit në muajin qershor mund ta përshpejtojë marrjen e një vendimi për mandatin e EULEX-it.

Partitë politike konsiderojnë se kuvendi duhet të marrë një vendim para muajit maj, meqë vendi do të futet në proces zgjedhor, raporton KTV.

Deputetja Vjosa Osmani thotë se për mandatin e këtij misioni domosdoshmërish duhet të vendoset para 14 qershorit.

Shtetet anëtare të BE-së janë duke vazhduar konsultat për arritjen e një marrëveshjeje për mandatin e EULEX-it.

Mirëpo, subjektet politike konsiderojnë se ky mision është i rëndësishëm në Kosovë, mirëpo jo me kompetenca të tilla çfarë i kishte.

Instituti Demokratik i Kosovës e sheh të nevojshëm EULEX-in, mirëpo e sheh si problem një pjesë të bazës mbi të cilën funksionon ai, e që është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Qeveria e Kosovës ka filluar Dialogun e Strukturuar në Fushën e Sundimit të Ligjit, në kuadër të së cilit do të vendoset edhe për transformimin e misionit të EULEX-it. /LuginaPress/

LEAVE A REPLY