Në qendrën sportive”Rina” në Bujanoc dje më 22 mars janë mbajtur garat ndër regjionale të boksit nga të gjitha kategoritë.
Nën organizimin e Klubit të Boksit “Tërrnoci” nga Tërrnoci me trajnerin Ridvan Imerin, dje në qendrën sportive ”Rina” në Bujanoc është mbajur turneu ndër regjional i boksit “Tërrnoci 2014”.
Në këtë turne kanë marrë pjesë klubet e boksit nga Shqipëri, Sllovenia,Kosova e Serbia.
Ndërkaq nga rajoni ynë morri pjesë klubi i boksit “Tërnoci” nga Tërnoci me boksierë të shkëlqyer të cilët me suksesin që treguan në këtë turne arritën ti gjunjëzojnë kundërshtarët e tyre.
Arbër Imeri nga klubi i boksit ‘Tërnoci’ në kategorinë 83 kilogramë në minutën e parë të raundit të pare arriti të e gjunjëzojë kundërshtarin Vladimir Stojanoviq nga klubi i boksit ‘Tigrovi’ nga Piroti.
Fitore regjitroi edhe Flakrim Imeri nga po i njejti klub. Ymeri arriti të detyrojë kundërshtarin e tij Jovan Putiq nga Piroti të ngritë peshkirin e bardhë edhe ate në raundin e dytë.
Boskieri tjetër që arriti suksese në turneun ndër regjional nga klubi i boksit ‘Tërrnoci” ishte Muhamed Zairii i cili shënoi fitore me pikë kundrejt Vladica Simonoviq nga klubi ‘Tigrovi’ nga Piroti.
Pas përfundimit të meçit u ndanë edhe kupa për boksierët më të dalluar, për Emiliano Qekini nga Shqipëria, si boksieri më i mirë, Esmer Bilalli poashtu nga Shqipëria si boksieri me teknikën më të mirë, Emanuel Kaçaj nga Shqipëria, më luftaraku, Flakron imeri nga Tërnoci, boksieri me perspektivë dhe Arbër Imeri po ashtu nga Tërnoci, boksieri më fair play .
Vlenë të përmendet se musafir special në këtë turne ishin ish boksierët e njohur, Mehmet Bogujevci dhe Tadija Taçak.
Refer të këtij turenu ishin, referët ndërkombëtar Latif Demolli nga Prishtina dhe Tamjan Shele nga Sllovenia. Turneu në fjalë tashmë është bërë tradicional./LuginaPress/







