Home Aktuale APN-së në Bujanoc i bashkohet edhe një kuadër e re

APN-së në Bujanoc i bashkohet edhe një kuadër e re

231
0
SHARE

Alternativës për Ndyshim në Bujanoc i bashkohet edhe një kuadër me përvojë në arsim.Bëhet fjalë për mësuesen Selime Bajrami.

Rastin në fjalë e ka bërë të ditur vet kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti.

Postimi i plotë i Arbër Pajazitit:

 

 

Alternativa për Ndryshim begatohet me një anëtare të re, por me përvojë në profesionin e saj.

Subjektit tonë politik, sot, iu është bashkuar edhe një punonjëse e zellshme e arsimit.

Pjesë e familjes së madhe të APN-së tash e tutje do të jetë edhe Selime Bajrami.

Znj. Bajrami ka të mbaruar Fakultetin e Edukimit në Gjilan, ndërsa studimet pasdiplomike në Univeristetin SEEU në Tetovë, me ç’rast ka marr titullin Magjistre e Menaxhimit dhe Udhëheqjes në Arsim.

E aderuara në radhët tona ka një përvojë pune 14 vjeçare, në Tërnoc, si mësimdhënëse e grupit klasorë.

Kuadro si znj.Bajrami janë të nevojshme dhe dobiprurëse jo vetëm për APN-në, por në përgjithësi për shoqërinë tonë.