Home Aktuale APN dhe UDSH me marrëveshje për veprim të përbashkët opozitar

APN dhe UDSH me marrëveshje për veprim të përbashkët opozitar

909
0
SHARE

Kryetari  i  APN-së dhe UDSH-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti e  Basri Veseli, kanë zyrtarizuar sot një marrëveshje për veprim të përbashkët opozitar.

Lajmin e ka bërë të ditur , Arbër Pajaziti, përmes profilit të tij në Facebook, duke theksuar se me 4 këshilltarë në Kuvendin Komunal do të jenë përballë vendimeve të gabuara dhe të dëmshme të koalicionit aktual PD, PVD, LPD.

Më poshtë psotimi i plotë i Arbër Pajazitit:

Me kryetarin e Degës së UDSH-së në Bujanoc, Basri Veselin, zyrtarizuam sot një marrëveshje për veprim të përbashkët opozitar.

Me 4 këshilltarë në Kuvendin Komunal do t’i qëndrojmë përballë të gjitha vendimeve të gabuara dhe të dëmshme të koalicionit aktual: PD, PVD, LPD.

Poashtu organizimi ynë opozitar nënkupton edhe aktivitetet jashta Kuvendit Komunal duke u bazuar në veprimet demokratike të lejuara dhe të garantuara me konventat ndërkombëtare.

Jemi të vetëdijshëm se Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Tirana zyrtare e cila u shkel nga partitë e sipërpërmendura ka mbetur vetëm alibi për realizimin e interesave individuale dhe grupore të disave që janë “pajisur” me poste publike dhe që kanë rehatuar militantët partiak nëpër institucione e ndërmarrje me parat e taksapaguesve.

Kështu që nuk do të jetë e largët dita kur pakënaqësitë do të shpërthejnë brenda vet subjekteve pushtetare si pasojë e favorizimit dhe mbisundimit të klaneve ekzistuese përbrenda tyre.

Andaj, popullata shqiptare e komunës së Bujanocit do ta kuptojë se vetëm vizioni ynë ka qenë i drejtë kurse “kauzat” e ndërtuara nga partitë e stërvjetëruara kanë qenë vetëm në shërbim të ngopjes me apetite dhe privilegje nga pushteti në kurriz të slloganit “në emër të shqiptarëve”.