Drejtori i shkollës fillore” Muharrem Kadriu” në Tërnoc, Vahidin Iseni ka vazhduar edhe më tutje t’i nderoj mësimdhënësit e kësaj shkolle të cilët tashmë kanë kaluar në amshim.
Sot me rastin e përfundimit të vitit shkollorë ka ndarë mirënjohje dhe për tre mësidhënës tashmë të ndjerë.
Mirënjohjet janë ndarë për mësuesin Muzafer Ibrahimi, Naser Jusufi e Njazi Bajrami
Drejtori Vahidin Iseni ka ngritur lartë punën dhe veprimtarinë e mësesëvë në fjalë.
Ndërkohë familjarët e të ndjerëve falënderuan drejtorin Vahidin Isenin për rrespektin që i’a ka bërë me ndarjen e mirënjohjeve.
Për drejtorin e shkollës fillore” Muharrem Kadriu” në Tërnoc, Vahidin Iseni, ndarja e mirënjohjeve për punëtorët e ndjerë tashmë është bërë tradicionale e cila është mirëpritur nga të gjithë e në veçanti nga familjarët./Lugina Press/











