Home SPORT Tifozi nudo shpërqëndroi Diego Costan?!(foto+video)

Tifozi nudo shpërqëndroi Diego Costan?!(foto+video)

914
0
SHARE

Gabim në 11-metërsh nga një shpërqëndrim? Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa ishte protagonist në ndeshjen me Getafen në El Coliseum dhe po aq protagonist u bë për disa sekonda një prej tifozëve vendas që tentoi me një mënyrë aspak të zakontë të shpërqëndronte brazilianin në momentin e gjuajtjes nga pika e bardhë e 11-metërshit.

I pozicionuar pikërisht prapa portës, tifozi i Getafes për të hutuar sadopak Diego Costan uli pantallonat duke i treguar bomberit të Los Colchoneros të pasmet dhe rezultati ishte ai që shpresonte. Diego Costa gaboi, ndoshta për shkak të këtij tifozi fanatik që për të shmangur golin nuk ngurroi të sakrifikonte të pasmet, që u bënë të njohura për një stadium të tërë por edhe më gjerë me videon që po bën xhiron e botës përmes faqes së Youtube.