Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

822
0
SHARE

Aksion i madh policor: Arrestohen 16 trafikant emigrantësh në Preshevë dhe Bujanoc

 

Policia e Vranjës në bashkëpunim me Xhandarmerinë dhe Agjencionin për siguri dhe informacion ka arrestuar 16 persona nga Presheva dhe Bujanoci për trafikim të emigrantëve, njofton policia.

Për shkak të veprës penale, kalim kufiri ilegal dhe trafikim emigrantësh janë mbajtur personat:
A.K (50), A.S (26), B.D (24), B.A (45), B.A (35), D.K (23), E.A (53), H.D (31), I.S (43), R.T (34) dhe S.SH (44) nga komuna e Preshevës dhe M.T (37), J.M (29), A.I (23), A.M (28) dhe Q.K (34) nga Bujanoci.

Këta të dyshuar akuzohen se prej datës 8 gusht deri 17 shtator disa herë kanë mundësuar kalim të palejuar kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë si dhe qëndrim dhe tranzit nëpër Serbi një numër të madh emigrantësh drejt Evropës. /Lugina Press/

14389768_1272118072808115_1987820917_n