Mediat serbe dhe ato boshnjake kanë raportuar se këngëtaren serbe, Svetlana (Ceca) Razhnatoviq po e kërcënojnë me bomba, në koncertin që më 30 gusht do ta mbajë në kryeqytetin boshnjak.
“E dini se të gjitha këto janë vetëm spekulime. Askush nuk me ka kërcënuar me bomba. Ajo çfarë kam lexuar se fëmijët e mi janë të kërcënuar, nuk është e saktë. Asnjëherë nuk jam marrë me politikë, por vetëm me muzikë dhe këndim. Kush dëshiron të vije në koncertin tim, vjen. Sa i përket asaj që do të ketë shumë sigurim në koncertin tim, vetëm mund të them se do të jetë koncert si të gjithë të tjerët as më shumë e as me pak”, ka thënë Ceca për mediat serb.
Ceca është gruaja e ish kriminelit të vrarë serb, Zhelko Rarzhnatoviq-Arkan, i cili njihet për zullumet e mëdha të bërë ndaj boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve. /LuginaPress/






