Home Aktuale Përfunduan provimet e maturës së vogël, 48 semimaturantë të sh.f”Muharrem Kadriu” në...

Përfunduan provimet e maturës së vogël, 48 semimaturantë të sh.f”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc i nënshtrohen provimit

1217
0
SHARE

Në të gjitha shkollat  fillore në  Serbi  semimaturantët  për tre ditë rradhazi  iu kanë nënshtruar provimit pranues për regjitrim në shkollë të  mesme.

Fillmisht ata iu kanë nënshtruar provimit në lëndën e gjuhës amëtare, pastaj të matematikës , ndërkaq sot  në ditën e tretë iu kanë nënshtruar  testit të kombinuar.

Në serbi provimit të maturës iu kanë nënshtruar 68.000 semimaturantë në    1.247 shkolla.

Shkollat fillore në Bujanoc e Preshevë pas përfundimit të  çdo provimi testet i kanë dërguar  në Vranjë.

Në shkollat fillore në komunën e Buajnocit sipas informacionve  gjithçka është zhvilluar  sipas planit .

Në fokus të Lugina Press ishte shkolla fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc, me çrast 48 semimaturantë iu kanë nënshtruar provimit përfundimtar.

Drejtori i kësaj shkolle Vahidin Iseni është shprehur i kënaqur me organizimin dhe ecurinë e provimit  gjatë tre ditëve rradhazi.   Iseni me këtë rast   48 semimaturantëve që iu nënshtruan provimit i ka uruar suksese  për vazhdimin e shkollimit të mesëm aty ku kanë dëshirë.

Ndërkaq të   dielën më 27 qershor, nxënësit mund  të shohin rezultatet në webfaqen “Shkolla ime e mesme” (Moja srednja škola) ./Lugina Press/