Home Aktuale Abdixhiku: Dallaveraxhinjtë e hajnat, s’po na lënë rend as për gëzim

Abdixhiku: Dallaveraxhinjtë e hajnat, s’po na lënë rend as për gëzim

1243
0
SHARE

 

Analisti Lumir Abdixhiku i ka uruar qytetarët e Kosovës për vendimin e Qeverisë së Kosovës që Forca e Sigurisë së Kosovë të shndërrohet në Forca e Armatosur e Kosovës, duke e quajtur këtë një ditë të mirë për Kosovën.

Në një postim të tij në Facebook, Abdixhiku, pasi ka shprehur gëzimin për këtë lajm të mirë, ka thënë se “tjetërçka që dallaveraxhinjtë e hajnat na kanë hipë në qafë e nuk na lënë rend për gëzim; e edhe më keq që tema kaq të rëndësishme po aranzhohen me kalendare parazgjedhore”.

“Një mendim të shkurtë rreth emërtimit. Kam parë e lexuar shpesh zëra që thonë se është dashur të quhet ‘Ushtri’ e jo ‘Forcë e Armatosur’ sepse ‘Forca’ nuk na qenka taman ‘Ushtri’. Për secilin tjetër me interes për pak kërkim në internet, termi ‘Forcë e Armatosur’ (anglisht Armed Forces) është sot term standard nëpër botë; të njëjtin emërtim e përdorin edhe SHBA-të edhe Britania edhe pothuajse secili shtet tjetër modern. Saktësisht, SHBA-të kanë United States Armed Forces (USAF) si forcë gjithëpërmbledhëse – forcë kjo që më pas përbëhet nga pesë kategori: nga US Army (ushtria), US Marine Corps (korpusi i marinsave), US Navy (marina detare), US Air Force (forcat ajrore) dhe US Coast Guard (rojet bregdetare). Njëtrajtësisht, Britania e Madhe ka British Armed Forces (BAF) si emërtim poashtu gjithëpërfshirës e i cili përbëhet nga katër grupe: Royal Navy (marina detare), Royal Marines (marinsat mbretërorë), British Army (ushtria) dhe Royal Air Force (forcat ajrore). Pra në të dyja rastet termi ‘Ushtri’ përdoret si nënkategori e ‘Forcave të Armatosura”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai konsideron që emri është problemi më i vogël – “në të vërtetë as që është problem sepse është siç duhet (dikush mund të argumentojë më së shumti për mos futjen e Republikës në të)”.

“Problem është fuqizimi i FAK-ut, aq sa të sigurojë integritetin territorial të vendit – sidomos në Veri, të zëvendësojë sa më shpejtë KFOR-in, e të anëtarësohet përfundimisht në NATO. Këndej jemi larg shumë; e me zaptuesit e tanishëm do të mbesim larg edhe më shumë”, ka shkruar Abdixhiku./Telegrafi/

LEAVE A REPLY