Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duke folur për situatën në Ukrainë e ka krahasuar situatën në Krime dhe në Kosovë. Sipas tij, njerëzit kanë të drejt që të përcaktohen për të ardhmen e tyre.
Në pyetjen se a po e shqyrton Rusia aneksimin e Krimesë, Putin nuk është përgjigjur drejtpërdrejt, por më pas ka thënë se beson që njerëzit në kushtet e lirisë dhe të sigurisë “mund dhe duhet vet të vendosin për të ardhmen e tyre”.
“Dhe nëse kjo iu lejua, të themi shqiptarëve të Kosovës, nëse u është lejuar që kjo të bëhet edhe në pjesë tjera të botës, kjo e drejt e popujve për vetëvendosje është e përcaktuar me dokumentet e OKB-së dhe sa mund të di unë nuk është e palejueshme. Megjithatë, ne këtë nuk po e bëjmë tash, e as nuk e kemi ndërmend që të provokojmë çfarëdo vendimi”, ka thënë Putin, raporton Itar-tass.
Ai më tej ka shtuar se beson që “vetëm njerëzit që jetojnë në disa territore kanë të drejt që të vendosin për të ardhmen e tyre”.






