Home Aktuale Më mirë zgjedhje se kryeministër konsensual!

Më mirë zgjedhje se kryeministër konsensual!

863
0
SHARE

Tejkalimi i ngërçit institucional mund të bëhet duke shkuar në zgjedhje të reja. Zgjidhje e mirë nuk është krijimi i një qeverie teknike me një kryeministër konsensual, vlerësojnë analistët politikë.

Sipas tyre, Kosovës i duhet një qeveri stabile, por edhe një opozitë e fortë e cila do ta mbante nën “kontroll”, punën e qeverisë.

Për analistin politik, Armend Muja, më mirë do të ishte të shkohet në zgjedhje, sesa krijimi i një qeverie teknike me kryeministër konsensual.

“Unë nuk jam për qeveri teknike me kryeministër konsensual. Ndërkohë që kemi shumë poste konsensuale, neve na duhet një kryeministër i fuqishëm, i cili ka legjitimitet politik, pra unë jam absolutisht kundër idesë qe të kemi një kryeministër konsensual”, ka thënë Muja. /Tribuna/