Në shënimin e ditës së shkollës”Muharrem Kadriu”, sot në Tërnoc ishte bashkëpunëtori i ngusht i kryetarit të komunës së Therandës Bali Muharremaj, Beqir Berisha, drejtori i shkollës fillore”7 Marsi” Ibrahim Elshani dhe mësimdhënës nga kjo shkollë.
Me këtë rast u bë publike se nga dita e sotme është bërë vëllezërimi në mes shkollës fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci dhe shkollës fillore “7 Marsi”nga Theranda.
Si përfaqësuesi i komunës së Therandës po ashtu dhe drejtori i shkollës së atjeshme u ndanë të kënaqur me mikëpritjen që iu është bërë në Tërnoc.








