Home Aktuale Ja pse nxënësit e sh.f”Muharrem Kadriu” në Tërnoc nuk ushqehen në kuzhinë

Ja pse nxënësit e sh.f”Muharrem Kadriu” në Tërnoc nuk ushqehen në kuzhinë

105
0
SHARE

Këshilli i prindërve i shkollës fillore” Muharren Kadriu” në Tërnoc ka daluar me një komunikatë për media,  në të cilën sqarohet se pse nxënësit e shkollës në fjalë nuk janë duke u ushqyer në kuzhinë që nga fillimi i këtij viti shkollorë .

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë:

 

SH.F.”MUHARREM KADRIU” TËRNOC I MADH

KËSHILLI I PRINDËRVE

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Këshilli i prindërve në mbledhjen e mbajtur më datë 08.11.2022 erdhi në përfundim se pas elaborimit të situatës nga ana e administratës së Sh.f. “Muharrem Kadriu”  rreth ushqyerjes së fëmijeve përkatësisht mbulimi i shpenzimeve për ushqyrjen nga ana vetëqeverisjes lokale konstatoi:

  • Qëf. “Muharrem Kadriu” nuk ka pranuar mjete nga ana e Komunës së Bujanocit rreth ushqimit të nxënësve për asnjë muaj, (duke filluar nga muaji shtator 2022 e deri më sot),
  • Shkolla ka ndjek procedurat e prokurimit publik në bazë të Ligjit të prokurimeve publike konform Vendimit të Këshillit komunal me nr.02-133/22-03 të datës së 16.09.2022 të cilin Vendim Shkolla e ka pranuar më date 22.09.2022,
  • Shkolla ka bërë shpalljen për herë të parë të prokurimit publik me nr.protok.955/2022 në Portalin publik të Rep. Sërbisë në lidhje me ushqyrjen e nxënësve të Sh.f. “Muharrem Kadriu” më datë 07.10.2022 dhe i cili ka qenë i hapur deri më datë 17.10.2022, dhe askush nga ndërmarrjet për prodhimin dhe shitjen e bukës (furrave të bukës) nuk ka ofertuar,
  • Shkolla prap e ka shpallur për herë të dytë prokurimin publik me nr.protok.983/2022 në Portalin publik të Rep. Sërbisë në lidhje me ushqyrjen e nxënësve të Sh.f. “Muharrem Kadriu” më datë 25.10.2022 dhe i cili ka qenë i hapur deri më datë 03.11.2022, dhe  askush nga ndërmarrjet për prodhimin dhe shitjen e bukës (furrave të bukës) nuk ka ofertuar,
  • f. “Muharrem Kadriu” për transparenc ka njoftuar Komunen e Bujanocit-Departamentin për shërbime publike për çdo etap rreth procedures së prokurimit publik për ushqyrjen e nxënësve,dhe prap është e gatshme në çdo formë të bashkpunojë me Komunën e Bujanocit që nxënësve të Sh.f. “Muharrem Kadriu” të ju realizohet kjo e drejt brenda këtij viti kalendarik.
  • Administrata e shkollës dhe Këshilli i prindërve mbetemi të përkushtuar për gjetjen e modaliteteve për zgjidhje duke përdorur mundësitë e mundëshme ligjore,për të zgjidhur situatën e krijuar.

Tërnoc më,08.11.2022

Kryetarja e Këshillit të prindërve:                                                                         

 Leonora MEMETI