Nuk përfundon kjo ditë me lotë
Eh sot 23-vite n’a erdhi lajmi më i hidhëruar,juve ju vranë por edhe neve gjysmën e shpirtit n’a varrosen bashk me ju.
Ishim të vegjël,kishum therrur ëndërra se si do t’a kalonim jetën të bashkuar e me shumë dashuri,por kjo ëndërr u shua shumë shpejtë sepse zollumin e kan zakonë e vretë shqipen dhe prapë të fajson,por armikun me bo horë është më mirë se me e mbytë, e harruan se Lumenjët e rrëmbyeshum që mund të kenë grirë me lindjen e Diellit vërshojnë përsëri…
Edhe pse kur ti shkove e vogël isha,pa kujtime mbeta po në mendje të kisha,edhe pse gjërat më të bukura nuk n’a lejuan të i shijojmë.
Sot pa ty, por me ty të shtrejtën Liri po e përjetojmë, më të bukurin emër ti e shënove me vetëm 5-shkronja UÇPMB në zemrat e të gjithëve u kujtove.
” Dy u vranë,por mijëra të tjerë u ngriten”.
Është shumë e vështirë e kemi shumë vuajtje në shpirtë por prapë unë sot nuk do të qajë,jo jo unë sot nuk do të qajë,nuk do më lejojë krenaria sot të derdhi lotë për ty Bushi e Xhaxhi,sepse ju jeni të gjallë,ju jeni vetë Liria që ne sot po e jetojmë.
Sikur të ktheja kohën mbrapa e të ju përqafoja dhe t’ju tregoja se sa shumë mallë dhe dhimbje kam për ju dhe mos të ju lejoja të ikni më nga jeta.Por një gjë jam e sigurtë dhe krenare,se tërë jetën ke besuar në ne,në vlerat tona dhe në të drejtën tonë.
Nga ky qëndrim kurr nuk lëkundemi,këtë t’a premtojë Bushi….
Vajza jote krenare,
Samirja!!!






