Home Aktuale Ushtria Serbe ndalon tre shqiptarë nga Tërnoci i Bujanocit

Ushtria Serbe ndalon tre shqiptarë nga Tërnoci i Bujanocit

809
0
SHARE

 

Pjesëtarë të ushtrisë serbe gjatë orëve të  pasditës së sotme kanë ndaluar tre persona me përkatësi shqiptare nga Tërnoci i Bujanocit të cilët po shëtisnin në mal  për tu relaksuar.

  Ngjarja ka ndodhur pas ditën e sotme në malin e  fshatit Tërrnoc   të komunës së Bujanocit  kanë  bërë të ditur për agjensinë e lajmeve  Lugina Press personat në fjalë.

Reshat Rexhepi, profesor i gjuhës Angleze  Naser Zairi  pofesor i gjuhës Shqipe dhe Adem Avdili Agronom  kishin dalur për të shetitur ku paprtimas ishin ndaluar nga policia Serbe.

 Reshat Rexhepi njëri nga tre tw ndaluarit theksoi se së bashku  me  Naser Zahirin  dhe Adem  Avdilin dolëm për të shetitur  nëpër rrugë të malit për rekreacion, këso  lloj shetitjeje  bëjmë një herë në javë zakonisht të shtuneve ose të dielave kur jemi të lirë.

 

“Sot  në orën 16:42 minuta kemi qenë duke  ecur  rrugës së malit nja 200-300 metra mbi  vendin e quajtur ‘’Ara  e Selimit’’, pa pritur  na kanë daluar  në rrugë  4 ushtarakë, të armatosur deri në dhëmbë, me armë në gjendje gatishmërie të drejtuar kah ne, në një distancë  prej 3-4 metrave njëri prej tyre u prezentua  duke thënë  “Srpska Vojska” dhe na kërkoi letër njoftimet , ne nuk  i kishim me vete duke menduar se nuk jemi në kufi” theksoi Rexhepi.

 

 “Derisa officeri  na mori emrat e mbiemrat dhe profesionin, tre  3 ushtarët tjerë mbanin armët në drejtim tonin  në gjendje gatishmërie, mu sikur në kohën e Millosheviçit” deklaroi mes tjerash për Lugina Press  Reshat  Rexhepi i cili ka lënë edhe nr e tij të celularit  +381 62 1928 700   për të vërtetuar deklaratën e tij ./LuginaPress/