Home SPORT Barcelona ka dalë fituese në superderbin botëror, ‘el Clasico’, duke e mposhtur...

Barcelona ka dalë fituese në superderbin botëror, ‘el Clasico’, duke e mposhtur Real Madridin në Santiago Bernabeu me rezultat 4-3.

736
0
SHARE

Barcelona ka dalë fituese në superderbin botëror, ‘el Clasico’, duke e mposhtur Real Madridin në Santiago Bernabeu me rezultat 4-3.

Një fillim mahnitës i mysafirëve, të cilët arritën ta zhbllokojnë rezultatin që në minutën e shtatë. Messi asistoi te Andres Iniesta, i cili shënoi me të majtën.

Në vazhdim, Benzema pati një rast të shkëlqyer për të barazuar, por dështoi. Të njëjtën e bëri në anën tjetër edhe Leo Messi, i cili nuk u tregua i saktë përballë Diego Lopez.

Ndërkohë, Di Maria nuk ndalej së krijuari raste. Ai dërgoi një harkim nga e majta dhe kësaj radhe, Karim Benzema ishte i saktë duke shënuar me kokë (20’). Përsëri rezultoi i suksesshëm, kombinimi Di Maria-Benzema. Argjentinasi e dërgoi topin në zonë, ku francezi e rregulloi dhe e dërgoi në rrjet (24’).

Një tjetër shans të krijuar nga Di Maria për Benzeman, e ndali Pique në rolin e portierit. Blaugranët vazhduan me lojën e tyre duke i organizuar aksionet, ndërkaq rreziku i Los Blancos ishte nga kundërsulmet.

Dhe mysafirët u treguan më efikas në minutat e mbetura. Pas një kombinimi me Neymar, Lionel Messi arriti ta barazojë rezultatin (42’).

Benzema pati një tjetër rast në mbyllje të fraksionit të parë, por goditja e tij përfundoi jashtë porte. I njëjti futbollist i nxor në rast nga Bale në gjysmën e dytë, por Valdes e ndali goditjen e tij.

Një ndërhyrje të Dani Alves në Cristiano Ronaldon (që dukej jashtë zone), arbitri e ndëshkoi me penalti. CR7 e konvertoi në gol nga pika e bardhë (55’).

Një pasiguri në mbrojtjen e vendase e shfrytëzoi Neymar duke nxjerrë penalti, ndërkohë që Sergio Ramos u përjashtua me të kuq pas tërheqjes së brazilianit në zonë. Lionel Messi u tregua i saktë nga penaltia (65’).

Në vazhdim nikoqirët nuk dorëzoheshin përkundër inferioritetit numerik në fushë, ndërsa nga ana tjetër një goditje e Dani Alves u përplas në shtyllë.

Megjithatë, superioriteti numerik i mysafirëve erdhi në pah dhe Xabi Alonso shkaktoi penalti duke ndërhyrë në Iniestan. Lionel Messi kompletoi het-trikun (84’). Argjentinasi bëhet lojtari i parë në histori që shënon het-trik në Santiago Bernabeu gjatë një ‘el Clasico’.