Home Aktuale Kryetari Arifi priti Ambasadorin e Shqipërisë Ilir Boçka (Foto+Video)

Kryetari Arifi priti Ambasadorin e Shqipërisë Ilir Boçka (Foto+Video)

956
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në kabinetin e tij në takim vëllezëror Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në takimin në mes ambasadorit shqiptar në Beograd Ilir Boçka dhe kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi u bisedua për zhvillimin ekonomik e social, për bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe të arsimit si dhe për zgjedhjet për këshillat nacionale që do të mbahen në Serbi.

Pas takimit kryetari Arifi theksoi se me ambasadorin e sapo emëruar të ambasadës së Shqipërisë në Beograd kanë biseduar për bashkëpunimin në aspektin kulturorë dhe të arriturat në fushën e arsimit.

“Biseduam për bashëpunimin të cilin e kemi pasur me ambasadën e Shqipërisë në Beograd por dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm. Bashëpunimi do të jetë në aspektin kulturor , arsimor por edhe të bashkëpunimit ekonomik sepse ky rajon ka filluar që disa nga prodhimet vendore të biznesit ti plasoj në Shqipëri por dhe ansjelltas” theksoi Arifi.

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=zAvpRke4qjQ&feature=youtu.be  ” width=”560″ height=”315″]

Ndërkohë ambsadaroi shqitarë në Beograd shprehi kënaqësinë e tij që menjehëher pas marrjes të postit të ambasadorit takoi kryetarin e Bujanocit me bashkëpunëtorë nga të cilët kishte marrë shum informacione për komunën e Bujanocit.

“ Pata kënaqësinë të takoj kryetarin Arifi me bashkëpunëtorët e tij, mora një informacion mjaft interesant për çështjen sociale politke në Bujanoc, për zhvillimin social dhe ekonomik këtu. Diskutuam për arritjet në fushën e arsimit, shëndetësisë, perspektivën dhe kapacitetet që ka kjo komunë në drejtim të zhvillimit ekonomik” tha mes tjerash Ilir Boçka Ambasador i Shqipërisë në Beograd.

 [youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=2VYN7OmsaI0&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]

Kjo ishte vizita e parë e ambsadaorit Boçka që i bëri Bujanocit pas marrjes së postit si ambasador i Shqipëirsë në Beograd, ndërkohë ai u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm me kryetarin e Bujanocit Nagip Arifi./Lugina Press/