Në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit sot u përkujtua jeta dhe vepra heroike e Dëshmorit të Kombit, ish ushtarit të UÇPMB-së Daut Sulejmani raporton LuginaPress.
Me rastin e 13 vjetorit të rënies së dëshmorit të UÇPMB-së Daut Sulejmanit. sot më Dobrosin të Bujanocit sot kish ardhur familjarë, bashkëluftëtarë për të përkujtuar veprën heroike të tij.
Me këtë rast para të pranishmëve Ish-shefi politik i UÇPMB-së, njëherit dhe kryetari i Kuvendit Komuanal të të Bujanocit Jonuz Musliu, para të pranishmëve lavdëroi veprën e dëshmorit Daut Sulejmanit. Musliu tha se amaneti i dëshmorëve akoma nuk ka shkuar në vend, ne nuk duhet të ndalemi ansjë herë që amanetin e tyre ta dërgojmë atje ku ata e kishin nisur.
Ndërkaq babi i dëshmorit të UÇPMB-së Daut Sulejmanit tha se ndjehet krenarë për birin i tij që është pjesë e kësaj pak lirie që po e gëzojmë.
Ndërkaq Edmond Isufi Kryetari i OVL- UÇPMB-së Edmond Isufi, duke folur për jetën e dëshmorit Daut Sulejmanit dhe dëshmorëve të tjerë kërkoi nga populli që vepra e tyre të mos të harrohet asnjëher dhe familjet e dëshmorëve të rrespektohen ngase ata kanë dhënë më të dashurit e tyre për liri. /LuginaPress/









